Rregullorja:
- Për rregullimin dhe pergatitjen dhe transportimin e kufomave të anëtarëve dhe familjarëve
të cilët janë anëtar në, Xhaminë tuaj
- Të gjithë xhamitë që duan të përfitojnë nga ky sigurim që ofron Shërbimit Funeral
Amshimi.ch duhet ti plotësojnë kriteret për aplikim, që të lidhet një marrëveshje për
dorëzimin e një liste të anëtarëve, me emrra, mbiemra dhe adresa të anëtarësisë së tyre që
të bëhet Kontrata e Sigurimit të jetë sa më e plotë,
- Të gjithë anëtaret që duan të anëtarësohen në Shërbimn funeral Amshimi.ch, por xhamia ku
është anëtarë paraprakisht duhet që të depress kontratën e mëparshme të sigurimit funeral
nëse keni qënë të siguruar, për të pasur të drejtën e anëtarsimit të plotë për sigurim funeral.
Cka ju ofron ky sigurim?
-Bën përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të vdekurin
- Larjen dhe qefinosjen e kufomës sipas parimeve dhe rregullave islame në mënyrë të
organizuar nga personeli i Shërbimit funeral Amshimi.ch
-Faljen e namazit të xhenazes më imam
- Transportin e kufomës nga Zvicra deri në vendlindje.
Si mund të bëheni pjesë e sigurimit që ofron Shërbimi funeral Amshimi.ch?
- Për të gjithë anëtarët të cilët janë të anëtarësuar në shërbimin funeral Amshimi.ch, në rast
të vdekjes gjithçka të nevojshme nga larja e xhenazes deri te dërgimi në vendlindje në pajtim
me parimet dhe rregullat islame,
- Së pari duhet të jetë anëtarë i ndonjërës prej xhamive, dhe të jeni parapagues i rregullt në
atë xhami, sepse Shërbimi Funeral Amshimi.ch, para se gjithash është i projektuar për të
ndihmuar xhaminë dhe lehtësuar , procedurat dhe cermonitë e varrimit te të vdekurit.
- Xhamia e cila është anëtarësuar në Shërbimin Funeral Amshimi.ch është e obliguar që të
bëjë pagësen vjetore prej 50 sfr, për çdo anëtar në veçanti apo në menyrë të organizuar,
- Që nga dita kur bëhet pagesa, janë të siguruar burri, gruaja dhe fëmijët deri në moshën 21
vjeç dhe përfitojnë të gjitha të drejtat nga shërbimit funeral.
- Fëmijët të cilët kalojnë moshën 21 vjeçare, që janë në marrëdhënie pune janë të obliguar të
paguajnë anëtarësinë në Xhami dhe duke përfshirë edhe Sigurimin Funeral prej 50 sfr në
emrin personal.
Cilat shërbime ju ofron Shërbimit funeral Amshimi.ch në rast vdekje?
- Organizimin dhe përgatitjen për pastrimin e kufomës sipas dizpozitës Islame, qefinosjen,
faljen e namazit të xhenazes, dhe vendosjen në arkivol.
- Sherbimet administrative në konsulatë, po ashtu edhe ato të autoriteteve zyrtare në Zvicër.
- Pagesa dhe transportimi i kufomës bëhet më arepolan nga Zvicra deri në aeroportin më të
afërt, dhe nga aeroporti deri të varrezat e vendlindjes në mënyrë të organizuar nga Shërbimi
funeral Amshimi.ch.
- Përveç tranportimit të kufomës me aeroplan, Shërbimi funeral Amshimi.ch ju ofron një
biletë të udhëtimit në percjellje të kufomës, me Economy class.
- Nëse një anëtare i cili ka të drejtën e sigurimit funeral, nese vdes duke qenë në pushime në
vendlindjen e tij, atëhere anëtarit të familjës i kompenzohet bileta e kthimit për Zvicër, por
duhet të deshmohet Çertifikata e vdekjës
Sigurimi për vizitorë nga vendlindja:
Në qoftë se jeni anëtare i xhamisë, por për vizitë në Zvicër ju vijnë nga vendlindja anëtarët tjerë të
familjes atëhere duhet që të paguani edhe 200 sfr, për të shfrytezuar shërbimet funerale.
Personat kontaktues dhe përgjegjës për shërbimin funeral Amshimi.ch janë :
Emin Mersimi 078 825 79 01
E drejta për shfrytëzimin e shërbimeve të Shërbimit funeral Amshimi.ch fillon mënjëherë nga data e
regjistrimit, përkatësisht pagesës në llogarinë tonë.
Kontrata bëhet në mënyrë kolektive ose individuale nga të gjitha xhamitë që dëshirojnë të
anëtarësohen në Shërbimin funeral Amshimi.ch kontratë me kohëzgjatje prej tri (3) vitesh me
mundësi vazhdimi.


